Тука си: Почетна » Фан Клуб » Карти за натпревари » Bileta për ne Juventus Stadium – përmes JuventusMK
Bileta për ne Juventus Stadium – përmes JuventusMK

Bileta për ne Juventus Stadium – përmes JuventusMK

Facebook Twitter

Keni dëshirë ta realizoni ëndrrën dhe të shkoni në Juventus arenën, të ndiqni një ndeshje të Seria A ose Ligës së Kampionëve?

Kjo nuk është kurfar problemi nëse jeni anëtar i klubit DOC zyrtar të tifozëve të Juves.

JuventusMk është fan klub DOC zyrtar, i regjistruar në Qendrën Koordinative të të gjitha fan klubeve të Juventusit në Torino, të regjistruara edhe si entitet ligjor(shoqatë e qytetarëve) në R. e Maqedonisë.

Sezonin e kaluar, më shumë se 20 persona e kishin fatin të blejnë bileta përmes shoqërisë sonë dhe të jenë pjesë e ndeshjeve me Sienën, Kievon, Milanin, Palermon, ndërsa ne Ligën e Kampionëve me Çelsin, Seltikun dhe Bajernin.

Biletat shoqata i merr me parashitje me çmime standarde siç janë të paraqitura në faqën zyrtare të Juventusit dhe pa shumë vështirësi, tifozët arrijnë në Juventus arena. Nëse tentoni përmes opcineve tjera prej web faqeve të ndryshme, biletat do ti pagoni më shtrejtë sepse në shitje të rregullt mbesin shumë pak (për derbi loja ndoshta edhe ska), ajo që shitet është vetëm përmes parashitësve.

Bileta për ndeshjet e Ligës së Kampionëve (në Juventus arena, por edhe jashta saj) janë shumë të shtrejta, por përmes anëtarsisë sonë DOC nuk është problem të arrihet deri te ato.

JuventusMk ka realizuar kontakte me klubet e tifozëve nga regjioni – Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Sllovenia dhe në atë mënyrë vetëm se u rrit oferta e biletave.

Pa marrë parasysh se a doni të shkoni në vjeshtë apo në pranverë, anëtarsia duhet të regjistrohet në këtë periudhë. Pas regjistrimit, do të keni oferta për bileta për të GJITHA NDESHJET dhe duhet të paraqitenë në kohë për ta rezervuar atë.

Anëtarsinë mund ta realizoni deri në 30 shtator dhe me atë do të merrni kartelë zyrtarë anëtarsie dhe dhuratë nga DOC qendra.

Коментирањето е затворено

Оди на врвот
Close
Придружете ни се!
Станете дел од најголемото македонско црно-бело семејство!